Google ADS

Itali, humb jetën një adoleshent në aksident

11:38 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Një adoleshent shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Pasditen e djeshme, e premte, në Milaco të Messinës, Aurelio Hasaj, 16 vjeç, teksa ka qenë duke udhëtuar me motor është përplasur me një shtyllë.

Në momentin e aksidentit ai ka qenë duke udhëtuar me një shoqen e tij, e cila pësoi vetëm lëndime trupore.

Përplasja e fortë bëri që Hasaj të përplasej në asfalt, ku goditjet në kokë i shkaktuan vdekjen. Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë që policia vijon hetimet për të zbuluar më shumë./Arbresh.info/

640015-r1fbto5il

640015-sjwsztu9sx
fwf-2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme