Një mjek që ishte në krye të luftës kundër epidemisë së koronavirusit në veri të Italisë, ka humbur jetën ditën e sotme pas infektimit nga sëmundja.
”67 vjeçari Roberto Stella, pati vështirësi në frymëmarrje pas diagnostikimit me sëmundjen në Como”, njoftoi Federata Italiane e Doktorëve.
Sekretari Silvestro Scotti tha në një deklaratë: “Ai ishte një shembull i aftësisë dhe punës së rëndë të doktorëve të familjes. Vdekja e tij përfaqëson përpjekjen e dëshpëruar të të gjithë kolegëve që sot nuk janë të pajisur me mbrojtjen e nevojshme indivuduale”.
Numri i viktimave të koronavirusit në Itali ka shkuar në 1,266 viktima dhe janë regjistruar 17,660 raste.
Pasojat ekonomike po ndjehen në vend me bllokimin e plotë të vendit dhe bursës së Milanos. Epidemia është ende në rritje dhe qeveria ka marrë masa të ashpra izolimi për të kufizuar përhapjen e saj.
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...