Google ADS

Itali, dy vëllezër shqiptarë dyshohen për terrorrizëm

11:30 | 8 Korrik 2017
arbresh.info

Autoritet italiane kanë bërë të mundur dëbimin e dy vëllezërve shqiptarë nga vendi i tyre.

Mësohet se largimi i tyre është bërë pasi policia italiane arrestoi një 30-vjeçar ‘foreign fighter’ nga Çeçenia, ku ai dyshohet se është autori i një atentat me 19 persona të vdekur të ndodhur në Grozni, kryeqyteti i Çeçenisë.

Në motivacionin e largimit të dy shqiptarëve nga Italia është se ata janë shpallur të rrezikshëm për sigurinë kombëtare italiane, shkruan Shekulli.

Mediat italiane bëjnë me dije se dy vëllezërit nga Shqipëria të moshës 26 dhe 23 vjec rezidentë në Potenza të Italisë , identitet i të cilëve nuk bëhet i ditur janë dëbuar nga Italia bashkë me një grua ruse 49 vjeçe banuese në Napoli për arsye terroriste.

Ata mësohet se ishin të indoktrinuar nga 30-vjeçari çeçen i ndaluar në Bari.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme