Një çift shqiptarësh janë arrestuar në Rovato, të Italisë, si të përfshirë në një rrjet të trafikut të kokainës.
Bashkëshortët e moshës 47 dhe 53 vjeç, zotëronin gjithashtu dhe një restorant, por që me sa duket nuk ishte biznesi i vetëm i tyre.
Për policinë, burri dhe gruaja drejtonin gjithashtu një rrjet të paligjshëm dhe fitimprurës të tregtisë së kokainës në qendër të qytetit të Franciacortina.
Çifti u vendos nën mbikqyrjen e karabinierëve pas raporteve të shumta në lidhje me kryerjen e një organizimi të trafikut të kokinës në zemër të qytetitt.
Pas mbajtjes nën monitorim të çiftit, policia italiane bastisi banesën e çiftin pasditen e të hënës.
Në banesë u gjet një sasi e konsiderueshme kokaine, e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e tregut vendas dhe më gjerë. U sekuestruan 1.3 kilogramë lëndë narkotike, vlera e të cilës në treg shkon në 200 mijë euro./euronews/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren