Google ADS

Itali, dozë e tretë dhe ligj për vaksinë të detyrueshme për popullsinë

20:48 | 3 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Italia do të nis gjatë ditëve të ardhshme kryerjen e dozës së tretë të vaksinimit anti Covid e do të aplikoj vaksinimin e detyrueshëm për popullsinë.

Kryeministri italian Mario Draghi e ministri i shëndetësisë Roberto Speranza në një konferencë shtypi kanë informuar se siç po ndodh dhe në vende të tjera, dhe në Itali do të nis shumë shpejt kryerja e dozës së tretë të vaksinës anti Covid,

Kreu i qeverisë italiane informoi se brenda muajit shtator do të nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës për personat që vuajnë nga një imunitet i dobët e personat e moshuar.

Kryeministri Mario Draghi ka informuar gjithashtu se po vlerësojnë vendimin e vaksinimit të detyrueshëm të popullsisë si rruga më efikase për imunizimin kundër koronavirusit e bllokimin e përhapjes së infektimit.

Italia do të bëj të detyrueshëm vaksinimin AntiCovid sapo Agjencia Evropianë e Barnave e Agjencia Italiane e Barnave ta patentojnë këtë vaksinë jo më për përdorim emergjence, por si një medikament i rregullt.

Deri më sot në Itali, i nënshtrohen rregullit të vaksinimit të detyrueshëm personeli mjekësor, ndërsa për personelin arsimor është i detyrueshëm pasaporta shëndetësore e cila mund të përjashtoj vaksinën në rast të një tamponi negativ në 48 orë e fundit apo për ata që kanë kaluar Covid 19 në gjashtë muajt e fundit.

Sipas Kushtetutës Italiane rregulli i vaksinimit të detyrueshëm të popullsisë në Itali, mund të aplikohet vetëm përmes një ligji të veçantë.

Ekspertët ligjorë italianë sinjalizojnë se koha e aprovimit të tij varet nga Parlamenti Italian, më shumë se sa ligjore, është një çështje politike e në rast të mungesës së një ligjit të tillë, qeveria mund të aprovoj masën e detyrimit të vaksinimit për kategori të ndryshme punonjësish.

Një tjetër masë shtesë që pritet të gjej zbatim gjatë ditëve të ardhshme në Itali është shtrirja e detyrimit të prezantimit të Green Pass, (pasaporta shëndetësore) dhe për të gjithë punonjësit e sektorit të prodhimit.

Debati politik ndaj vendimeve të reja të qeverisë është mjaft i ndezur. Forca e koalicionit qeverisës “Lidhja”, përmes liderit të saj Matteo Salvini ka deklaruar se është kundër vaksinimit të detyrueshëm e kërkon tampone gratis për popullsinë, propozim ky që pritet të diskutohet shumë shpejt në Parlament./oranews

Të ngjashme