Itali, burri i ministres së parë me ngjyrë kandidon për partinë e ekstremit të djathtë

22:15 | 5 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Burri i eurodeputetit Cécile Kyenge ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhshme komunale në provincën italiane të Modenës.

Por ndryshe nga gruaja e tij, e cila u bë ministrja e parë me ngjyrë në Itali në qeverinë e Enrico Letta në vitin 2013, Domenico Grispino nuk ka prirje për politikën e qendrës së majtë, transmeton portali arbresh.info

Në një intervistë në radio, ai tha se do të bashkohej me partinë e ekstremit të djathtë, duke i quajtur ata “njerëz të mirë”.

Ky veprim ka ngritur vetullat në të gjithë spektrin politik në Itali.

Disa javë më parë, senatori Roberto Calderoli iu dha një dënim me burg prej 18 muajsh pasi kishte krahasuar Kyenge me një orangutan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme