Google ADS

Itali: Bien nën një mijë shifrat ditore të rasteve me koronavirus

19:19 | 31 Gusht 2020
Arbresh.info

Italia ka raportuar 996 raste me koronavirus përbrenda 24-orëshit të fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të hënën.

Në anën tjetër, sipas të njëjtit burim, shteti evropian ka pasur edhe gjashtë të vdekur nga Covid-19, shkruan ‘La Republicca’, transmeton lajmi.net.

Shifra totale e të vdekurve si pasojë e virusit ka shkuar në 35,483.

Në repartet e kujdesit intenziv të spitaleve të Gadishullit janë duke u trajtuar 94 pacientë, përkatësisht tetë më shumë sesa dje.

Në total, Italia ka 269,214 të infektuar nga virusi korona, që prej fillimit të pandemisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme