Greva kombëtare e punëtorëve të trafikut ajror në Itali, që është mbajtur të shtunën, ka rezultuar me anulim të gati 1.000 fluturimeve, ka raportuar agjencia e lajmeve ANSA.
Sipas sindikatave, të cilat kanë bërë thirrje për grevë, gati të gjithë punëtorët që është parashikuar të grevojnë, janë bashkëngjitur në aksion.
Ato janë duke kërkuar kontratë të re kolektive gjashtë vjet pas skadimit të kontratës paraprake.
Pjesëmarrës kanë qenë edhe stafi tokësor, që është përgjegjës për shërbime të regjistrimit të udhëtarëve.
Vetëm në aeroportet më të mëdha të Italisë: në Romë, Milano, Naponi dhe Venecia, qindra fluturime janë anuluar, duke prekur mbi 250.000 pasagjerë.
Asociacioni për Mbrojtje të Konsumatorëve Codacons, beson se dëmet e shkaktuara nga anulimet e fluturimeve janë në vlerë të miliona eurove.
Përveç stafit tokësor, edhe pilotët e kompanisë Malta Air, që realizojnë fluturimet e kompanisë Ryanair në Itali, dhe pilotë të kompanisë ajrore Vueling, kanë marrë pjesë në grevë.
Kjo është hera e dytë brenda një jave në Itali që është mbajtur grevë e shkallës së tillë.
Grevat janë duke e goditur këtë shtet – të njohur për turistë – në pikun e sezonit dhe teksa Evropa dhe pjesë tjera të botës po përballen me temperatura shumë të larta./rel
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës