Dy partitë italiane të konsideruara “antiestablishment” kanë rënë dakord mbi bazat kryesore të bashkëqeverisjes gjatë së enjtes, gjë që do të ulë taksat, do të rrisë shpenzimet për mirëqenien e popullit dhe përbën njëkohësisht edhe sfidën më të madhe ndaj Bashkimit Europian që prej votës britanike për të dalë nga blloku, dy vite më parë.
Udhëheqësit e “Lega Nord”-it të ekstremit të djathtë dhe “Lëvizjes 5 yjet”, parti që dolën si dy forcat kryesore më të mëdha nga zgjedhjet e 4 marsit, kanë diskutuar mbi një axhendë politike të përbashkët për të formuar qeverinë e koalicionit, në mënyrë që t’i japin fund mbi 10 javëve ngërçi politik që ka paralizuar Italinë.
Kur udhëheqësi i “5 yjeve”, Luigi di Maio doli nga takimi 4-orësh me shefin e “Lega Nord”-it, Matteo Salvini, ai tha se dy partitë duhet të zgjidhin edhe disa “detaje të vogla”, ndërsa programi duhet të përfundohet brenda ditës së sotme, top channel
Pak më herët, një burim i “5 yjeve” tha se programi ishte rakorduar në thelb dhe se në të nuk ka asnjë referencë të qartë mbi daljen e mundshme nga Eurozona, apo “diçka që mund të shkaktonte shqetësime në lidhje me anëtarësinë e Italisë në zonën e Euros”.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...