Google ADS

Itali, 85 viktima dhe 518 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

11:43 | 6 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Italia ka regjistruar sot një rritje të numrit të viktimave e të rasteve pozitive më kronavirus.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 viktima e 518 raste pozitive më shumë.

402 të infektuar më shumë janë verifikuar vetëm në rajonin e Lombardisë.

Numri i viktimave ka arritur deri më sot më 33,774 e i të infektuarve më 234,531.

Persona aktualë pozitiv me Covid 19 në Itali janë 36,976.

Numri i personave të shëruar deri më sot është 163,781.

Në 24 orë janë regjistruar 1,886 persona të shëruar.

Në rajoni e Lombardisë janë verifikuar 21 viktima në 24 orët e fundit e numri i tyre ka arritur deri më sot më 16,222, ndërsa të infektuarit më 89,828.

Në strukturat spitalore situata është çdo ditë e më mirë, shenjë kjo që virusi po shfaqet më pak agresiv.

Numri i personave të shtruar është aktaulisht 5,301 e i atyre që po kurohen në repartet e terapisë intesive është 316

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme