Gjashtëdhjetë e shtatë priftërinj italianë të infektuar me COVID-19 kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë në Itali, sipas një raporti të botuar sot nga gazeta e konferencës episkopale italiane “Avvenire”.
Gazeta e përditshme e cila boton emrat e priftërinjve, shumica të moshuar dhe, ndonjëherë, edhe fotot e tyre, përmendi një ditë më parë 50 të vdekur.
“Priftërinjtë sëmuren dhe vdesin si pjesa tjetër e njerëzve, ndoshta edhe më shumë se pjesa tjetër, edhe nëse aktualisht është shumë e vështirë të merresh me këtë lloj numërimi statistikor”, shkruan Avvenire.
Dy javë më parë, Papa Françesku u kërkoi priftërinjve të kishin guximin të dilnin dhe të shihnin të sëmurët.
Kërkesa u bë më 10 mars, kur qeveria italiane kërkoi që italianët të kufizonin udhëtimet e tyre dhe të shmangnin kontaktin me të sëmurët.
Gazeta episkopate raporton se dhjetëra priftërinj të tjerë janë të infektuar, aktualisht, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Ky bilanc prej 67 priftërinjsh të vdekur nuk përfshin fetarët, fetaret dhe misionarët, ku, sipas “Avvenire” raportohen shtatë viktima.
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Biden po përgatit paketën e ndihmës ushtarake prej 725 milio...
“Kam ardhur nga Anglia për të festuar në Vlorë”,...