Itali, 58.7 përqind vlerësohet pjesëmarrja në zgjedhje

20:08 | 4 Mars 2018
Trina Galanxhi

Sipas sondazhit të kryer nga YouTrend, pjesëmarrja e italianëve në zgjedhjet e fundit është vlerësuar 58.7 përqind.

Numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është pak më i lartë se pjesëmarrja për referendumin kushtetues të vitit 2016, ku 57.3 kishin marrë pjesë, transmeton portali arbresh.info

Moti me shi dhe zhgënjimi me partitë politike kanë qenë dy arsyet që kanë “ndaluar” italianët që t’u drejtohen kutive të votimit.

Shifrat e para kanë sugjeruar pjesëmarrje të lartë në jug të Italisë, ku Lëvizja 5 Yjet dhe Forza Italia e Berluskonit pritet të marrin një numër të madh votash./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme