Google ADS

Itali/ 54-vjeçari shqiptar qëllon disa herë me thikë gruan e tij

16:23 | 21 Maj 2023
Orgesa Haziri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 54-vjeçar shqiptar ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Acquaviva delle Fonti, në provincën e Barit.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja, një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, u transportua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni por deri më tani nuk dihen detaje për gjendjen e saj  shëndetësore.

Gjithashtu mbrëmjen e djeshme, karabinierët e Compagnia di Gioia del Colle arrestuan bashkëshortin, e po ashtu gjetën edhe thikën që përdori për të sulmuar të shoqen./euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme