Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së mërkurës në Sassuolo të Italisë, ku një 38 vjeçar me origjinë tuniziane, Nabil Dhahri vrau me thikë gruan, dy fëmijët e mitur dhe vjehrrën para se të vriste veten.
Tragjedisë arriti t’i shpëtonte vajza e madhe e familjes, e cila në momentet e këtij krimi të rëndë ndodhej ende në shkollë.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja u regjistrua në shtëpinë e vjehrrës së autorit, ku bashkëshortja sapo ishte transferuar me fëmijët pasi donte t’i jepte fund lidhjes me të. 38-vjeçari nuk e kishte pranuar asnjëherë ndarjen dhe fqinjë tregojnë se çifti nuk kishte pasur asnjëherë probleme financiare.
Gruaja ishte larguar nga shtëpia dy javë më parë dhe gjatë kësaj kohe ka pasur kërcënime të herë pas herëshme. Alarmi për ngjarjen e rëndë u dha nga vajza e madhe e familjes, e cila ndodhej në shkollë dhe askush nuk kishte shkuar për ta marrë kur mësimi kishte përfunduar, shkruan lapsi.al.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...