Itali, 3 milionë raste të regjistruara me Covid-19, si dhe 99 mijë viktima

22:32 | 6 Mars 2021
Arditë Shkodra

Italia ka raportuar 307 viktima si pasojë e coronavirusit të shtunën, ndryshe prej një dite më parë ku regjistroi 297 të tilla.

Sipas medieve të huaja, vendi regjistroi brenda 24 orëve të fundit më shumë se 23 mijë raste të reja.

Bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i rasteve në Itali u rrit në 3 milionë.

Ndërkohë, sipas këtyre statistikave shifra e përgjithshme e viktimave që nga shpërthimi i pandemisë vlerësohet të jetë rritur në 99 mijë.

Italia regjistroi më shumë vdekje në vitin 2020 se çdo vit tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas të dhënave që sugjerojnë se COVID-19 shkaktoi mijëra më shumë vdekje sesa i atribuohet zyrtarisht asaj.

Të ngjashme