Google ADS

Italexit, BE mund të ‘shembet’ pa Italinë

01:05 | 23 Prill 2020
Trina Galanxhi

Italia mund të largohet nga Bashkimi Europian, pasi ndjenjat anti-BE janë duke u rritur me shpejtësi të madhe.

Megjithatë, sipas dy ekspertëve, kjo do të ketë pasoja shkatërruese për tërë eurozonën, pasi kjo do të nënkuptojë rënien e menjëhershme të bashkimit monetar.

Pakënaqësia e italianëve ndaj Bashkimit Europian, është rritur gjatë kohës së pandemisë, pasi sipas qytetarëve Italia është lënë e vetme në luftën kundër Covid-19, edhe pse me numrin më të lartë të viktimave në Europë, transmeton portal arbresh.info

Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që ekonomia e Italisë të zvogëlohet me 9.1 përqind në vitin 2020, që konsiderohet si rënia me keqe pas gati një shekulli.

Përderisa shumë janë duke pyetur nëse dalja e Italisë nga Bashkimi Europian do të ndodhë, ekonomisti i pavarur Shaun Richards ka paralajmëruar se pa Romën, eurozona do të shembet përfundimisht.

“Eurozona ka mbijetuar deri me tani, por edhe me daljen e Britanisë së Madhe, ajo është dobësuar”, tha ai për expres.uk.

Sipas tij, liderët e vendeve të BE-së janë të shqetësuar për mënyrën se si Italia është e parë pozicionin e saj në BE.

Eurodeputeti italian, Antonio Rinaldi, në një intervistë tjetër për mediumin britanik, express.uk, ka deklaruar se ‘nëse Italia do të largohet nga BE, eurozona do të shembet’.

“S’ka dyshim që kjo do të ndodhë. Njerëzit duhet të dinë që Italia është pas Gjermanisë për prodhim dhe BE-ja duhet të fillojë të na dëgjojë”.

Sipas eurodeputeti, Bashkimi Europian duhet të dëgjojë kërkesat e Italisë, por ai ka shtuar se për momentin ‘Brukseli është pa lidership’./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme