Islandë, inflacioni vjetor në nivelin më të lartë në 13 vitet e fundit

22:49 | 22 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Shkalla vjetore e inflacionit në Islandë është rritur në korrik në 9.9 për qind dhe arriti nivelin më të lartë nga shtatori i vitit 2009, tregojnë të dhënat zyrtare të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Inflacioni vjetor në vend ka qenë 10.8 për qind në shtator të vitit 2009.

Inflacioni mujor në Islandë në korrik arrin 1.17 për qind.

Inflacioni vjetor në qershor arriti 8.8 për qind ndërsa në korrik 2021 arriti 4.3 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme