Islanda është bërë anëtari i parë i NATO-s që ka pezulluar zyrtarisht operacionet e ambasadave brenda Rusisë.
Flamuri i Islandës është hequr nga shtylla e ndërtesës së ambasadës në Moskë, si dhe tabela ndërsa policia ruse nuk po e ruan më ndërtesën, raporton Sky News.
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka theksuar më herët se i Ngarkuari me Punë i Islandës në Federatën Ruse, Magnus Haneson, ka informuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë për pezullimin e ambasadës së vendit në Moskë nga 1 gushti.
Në fillim të qershorit u bë e ditur se ministri i Jashtëm Islandez, Tordis Kolbrun Reyfjordur Gilfadottir vendosi të pezullojë punën e misionit diplomatik.
Pala islandeze e shpjegoi vendimin duke thënë se aktiviteti i ambasadës në Moskë në kushtet aktuale nuk është ndër prioritetet e Ministrisë së Jashtme të vendit./abcnews.al
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...