Maskat mbrojtëse do të jenë sërish të detyrueshme, nga e shtuna, në Islandë, në situatat kur nuk mund të ruhet distancë sociale e sigurisë prej 1,5 metrash, ka vendosur qeveria, në sfondin e rishfaqjes së COVID-19.
Njoftimi i sotëm anulon përpjekjen për të reduktuar rregulloret e koronavirusit në javët e ardhshme, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Në tetor, qeveria, mjaft optimiste në lidhje me situatën e virusit në vend, priste të hiqte shumicën e kufizimeve deri më 18 nëntor.
Ndër masat e tjera shtrënguese, duke filluar nga e mërkura tubimet e mëdha do të kufizohen në 500 persona, në krahasim me rregullat aktuale që lejojnë 2 000.
Restorantet që shërbejnë alkool do të duhet të mbyllen në orën 23:00, dy orë më herët se normalja.
Kufizimet e reja janë vendosur të jenë në fuqi për katër javë, që do të thotë se ato do të hiqen më 8 dhjetor. /arbresh.info/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...