Google ADS

Islanda me ligj për të ndaluar blerjen e tokës nga të huajt

19:59 | 7 Gusht 2018
Arbresh Info

Në Islandë kanë nisur diskutimet për një ligj që ndalon të huajt për blerjen e tokës së saj. Autoritetet e vendit dhe banorët janë të shqetësuar për mënyrën se si përdoret toka.

“Para së gjithash, unë dua të mbroj sovranitetin e kombit,” i tha Bloomberg kryeministri i parë i Islandës, Katrin Jakobsdottir. “Është e rëndësishme për ne që të mund të vendosim se si toka zhvillohet dhe përdoret”.

Shtypi vendas raportoi në korrik se të huajt janë të interesuar të blejnë 2,300 hektarë tokë në Fljot, Skagafjorour në veri të Islandës, duke përmendur disa “komplote” që ata kanë bërë tanimë.

“Sillet rreth asaj se si e shikojmë tokën tonë; toka si një burim dhe toka si pjesë e sovranitetit tonë, “tha Jakobsdottir, transmeton oranews.

Islanda po konsideron vendosjen e limiteve mbi madhësinë dhe numrin e parcelave të tokës që i përkasin secilës palë, ose vendosjen e kufizimeve më të rrepta për blerjet e tokës nga qytetarët jashtë Zonës Ekonomike Evropiane, një zonë e tregtisë së lirë e lidhur me Bashkimin Evropian.

Vendi tashmë mund të bllokojë blerjet nga jo-evropianët. Në vitin 2012, Islanda e pengoi miliarderin kinez Huang Nubo nga blerja e një copë toke prej 300 km katror në veri të vendit.

Fermerët lokalë gjithashtu nuk janë dakord me idenë e të huajve si fqinjë të tyre. Miliarderi britanik Jim Ratcliffe dhe bashkëpunëtorët e tij kanë gjithsej 39 vende që janë të pasura me lumenjtë e peshkimit. “Ata thonë se duan të mbrojnë salmonin, por kjo nuk është një shpjegim shumë i besueshëm”, tha për Bloomberg, fermeri Aevar Rafn Marinosson, i cili është fqinj i Ratcliffe.

Vetëm 0.1 për qind e tokës në Islandë është në pronësi të të huajve. Megjithatë, korporatat zotërojnë 27.9 për qind, dhe vendi nuk raporton se cilat kombësi janë prapa këtyre korporatave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme