Gjenerallejtnant Valery Asapov, i forcave të armatosura ruse, është vrarë pasi është bombarduar nga militantët e Shtetit Islamik pranë Deir ez-Zor, njofton Ministria e Mbrojtjes ruse.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se Asapov ishte duke komanduar trupat siriane, që po luftojnë për çlirimin e qytetit të Deir ez-Zor, transmeton portali arbresh.info
“Si rezultat i një granatimi të papritur të mortajave nga militantët e IS, gjenerallejtëneri Valeri Asapov u plagos për vdekje nga një guaskë shpërthyese”, thuhet në deklaratë.
Në fillim të shtatotir, forcat e armatosura të Sirisë, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën Ajrore Rusë, kanë arritur që të mposhtin rrethimin e Deir ez-Zor nga Shteti Islamik./arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...