Google ADS

ISIS tkurret në Siri dhe Irak

20:45 | 3 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

I ashtuquajturi Shteti Islamik, ka humbur kontrollin e dy bastioneve të fundit të mbetura në Siri dhe Irak.

Ushtria siriane ka njoftuar se ka arritur në marrë në kontrollë zonën Deir al-Zour, transmeton portali arbresh.info

Më vonë gjatë ditës kryeministri irakian tha se al-Kaimi, ishte rimarrë nga forcat qeveritare.

“Qyteti u morr në kohë rekord”, tha kryeministri Haider al-Abadi.

Forcat irakiane thanë se kanë arritur të marrin në kontrollë dy bastione të fundit kufitare mes Irakut dhe Sirisë, që deri me tani kontrolloheshin nga militantët e Shtetit Islamik.

Muajin e kaluar, një aleancë siriane e mbështetur nga SHBA mori kontrollin e Raqqa në Siri, kryeqytetin e mëparshëm të Kalifatit të “shpallur” nga Shteti Islamik.

Në korrik të këtij viti, qyteti i dytë më i madh i Irakut, u morra nga ISIS pas disa muajsh luftimesh.

Ambiciet territorial të ISIS janë shkatërruar, mëgjithëse ideologjia e grupit terrorist mbetet e fuqishme, thotë redaktori i çështjeve arabe të BBC-së Sebastian Usher./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme