ISIS sulmon konvojin policor, 18 të vdekur

21:48 | 11 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Të paktën 18 policë janë vrarë gjatë një sulmi në një konvoj policor në gadishullin Sinai, Egjipt.

Sipas mediave lokale, sulmi pretendohet të jetë kryer nga militantët e Shtetit Islamik, transmeton portali arbresh.info

Sulmi me bombë që ka ndodhur pranë qytetit el-Arish, thuhet se ka shkatërruar tre automjete të blinduara dhe më pas kanë hapur zjarrë në policët e mbijetuar.

Ministria e Brendshme ka konfirmuar sulmin dhe ka theksuar se ka edhe të plagosur rëndë.

Që nga viti 2013 qindra ushtarë dhe policë janë vrarë nga militantët e lidhur me Shtetin Islamik, që nga koha kur ushtria egjiptiane përmbysi presidentin islamik Mohammed Morsi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme