Google ADS

ISIS sulmon 54.000 llogari në rrjetin social Twitter

13:00 | 8 Nëntor 2015
Arbresh Info

Hakerët e ISIS-it kanë hakuar mijëra llogari në rrjetin social Twitter, përfshirë llogaritë e drejtorëve të CIA-së dhe FBI-së, si hakmarrje për sulmin me dron të SHBA-së që vrau një ekstremist britanik të ISIS-it në muajin gusht.

Cyber Caliphate, një grup i hakerëve i krijuar nga anëtari britanik i ISIS-të Junaid Hussain, urdhëroi mbështetësit dhe ndjekësit për të hakuar llogaritë në rrjetin social në mënyrë për marr hak për vdekjen e Hussaint, transmeton arbresh.info.

Si rezultat i kësaj, hakerët ishin në gjendje të hakojnë më shumë se 54.000 llogari në Twitter. Shumica e viktimave që ishin shënjestër nga xhihadistët duket të jenë me bazë në Arabinë Saudite derisa disa prej tyre janë edhe nga Britania e Madhe. Njëri nga viktimat me bazë në Arabi Saudite, llogari e të cilit është kompromentuar nga ekstremistët e ISIS-të, ka thënë se është “çmenduar” nga sulmi i tyre kibernetik.

Ekstremistët jo vetëm që kanë hakuar mijëra llogari në Twitter, po ata gjithashtu postuan informatat personale që kanë hakuar, përfshirë numrat e telefonit dhe fjalëkalimet e drejtorëve të CIA-së, FBI-së dhe NSA-së.

Hussain ishte një haker britanik që ishte pjesë e grupit terrorist ‘Shteti Islamik’, më mirë i njohur si ISIS, në Siri si një ekspert i lartë për luftën online para se një dron i Shteteve të Bashkuara të vriste atë në muajin gusht. Pas vdekjes së Hussainit, Cyber Caliphate, i cili mori kontrollin e llogarive zyrtare në Twitter dhe Youtube të CENTCOM-it në muajin janar, u rishfaq këtë të diel në rrjetin social Twitter.

“Ne jemi kthyer”, deklaroi Cyber Caliphate përmes një postimi në Twitter, transmeton arbresh.info. Para se llogaritë e tij në Twitter të suspendoheshin, Cyber Caliphate bëri një postim që kishte një lidhje të data bazës që përmbante llogarit e vjedhura në Twitter, përfshirë fjalëkalimet, ndonëse të dhënat nuk janë verifikuar ende.

Ky incident vjen vetëm një ditë pasi grupi tjetër i hakerëve, Crackas With Attitude, pretendoi që ka pasur qasje në ‘LEO’ që përmban të gjitha regjistrimet e arrestimeve dhe mjeteve për shpërndarjen e informacioneve për ngjarjet terroriste./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme