Militantët e Shtetit Islamik thuhet se janë duke u zhvendosur tek uebfaqet me IP adresa të fshehura si një mënyrë për të mbrojtur identitetin dhe përmbajtjen e tyre pasi qindra uebfaqe dhe llogari në Twitter janë rrëzuar nga hakerët për shkak të sulmit terrorist që ndodhi javën e kaluar në Paris.
Pasi sulmi terrorist të premten e kaluar në Paris la të vdekur të paktën 130 persona, grupi i hakerëve Anonymous lansoi një operacion #OpParis për të luftuar Shtetin Islamik në hapësirën kibernetike derisa hakerët e quan këtë si fushata e tyre më e madhe deri tani, transmeton arbresh.info. Kjo duket të jetë një eskalim i fushatës #OpISIS të grupit, i cili është lansuar në muajin janar pasi xhihadistët hapën zjarr në zyrat e revistës satirike Charlie Hebdo në Paris.
Arbresh.info së fundmi ka njoftuar që grupi Anonymous ka sulmuar edhe 20.000 llogari në Twitter në lidhje e militantët e Shtetit Islamik derisa hakerët pretendohet gjithashtu se kanë rrëzuar edhe disa uebfaqe të ISIS-it, përfshirë një faqe rekrutimi për terroristët.
ISIS është duke kërkuar për mbrojtje ndaj këtyre sulmeve kibernetike dhe për këtë qëllim thuhet se është tërhequr në “dark web”, një pjesë e uebit që mund të ofrojë qasje vetëm me një softuer të veçantë për të mbetur anonim, që më i famshmi prej tyre është Tor.
Telegram, platforma që ISIS mendohet se ka përdorur për të koordinuar planin e fundit në Paris, ka bllokuar së fundmi 78 kanale të ISIS-it në 12 gjuhë. Megjithatë, Pavel Durov, themeluesi i kësaj platforme, kishte deklaruar se kishte njohuri që militantët e ISIS-it ishin duke përdorur aplikacionin për mesazhe para se të ndodhe sulmi në Paris./arbresh.info
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...
Policia e Kosovës përfundon trajnim të specializuar për traj...
Burimi e ndihmon Anisën të pastrohet
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...