Grupe militante të lidhura me Shtetin Islamik ka pushtuar jugun e Filipineve. Betejat e ashpra mes forcave qeveritare dhe militantëve kanë boshatisur.
Mijera njerëz kanë lënë shtëpitë dhe qindra biznesë kanë mbyllur qepenat. Presidenti Duterte ka shpallur ligjin ushtarak.
Marawit- Përleshjet mes trupave qeveritare dhe militantëve islamikë kanë çuar në mbylljen e bizneseve dhe largimin e mijëra banorëve nga jugu i Filipineve.
Ushtria dërgoi rreth 100 ushtarë, përfshirë forcat speciale të stërvitura në Shtetet e Bashkuara, për të rimarrë ndërtesat dhe rrugët në qytetin Musliman Marawi, i kontrolluar kryesisht nga militantët e grupit Maute, i cili ka premtuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik.
Mijëra u larguan pasi rebelët kapën pjesë të mëdha të qytetit dhe bombarduan ndërtesat në betejat me forcat qeveritare që shpërthyen të martën (23 Maj 2017) pas një bastisjeje të dështuar nga forcat e sigurisë në një nga strehimet e grupit.
Në një pjesë të Marawit, të shtënat e armëve u bënë masive ndërkohë që banorët kërkonin strehim larg luftës së zjarrit.
Ndërkohe presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka fluturuar në qyetin e tij të lindjes për të takuar zyrtarët e tij të kabinetit dhe për të vlerësuar situatën.
Qyteti ishte bliduar teksa forcat ushtarake shihen duke patrulluar në zona publike, dhe pika të ndryshme kontrolli janë ngritur për të rritur sigurinë.
Presidenti Duterte deklaroi ligjn ushtarak në të gjithë ishullin Mindanao që pas avancimit të rebelëve në jug. Në 2016, 14 vetë u vranë dhe 70 u plagosën në një shpërthim të shkaktuar nga i njëjti grup.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...