Beteja kundër Shtetit Islamik në Siri mund të jetë afër fundit, por fundi i konfliktit në vendin e shkatërruar duket shumë larg. Grupet konkuruese dhe rivalitetet e vjetra kanë krijuar një të ardhme të komplikuar dhe të pasigurtë për Sirinë.
Më kaq shumë parti të ndryshme që luftojnë për kontrollin e fatit të Sirisë, duket shumë e arsyeshme që të shikohet në mënyrë kronologjike se kush janë aktorët kryesorë të konfliktit dhe ku qëndrojnë besnikët e tyre.
Qeveria siriane
Që nga viti 2011, Ushtria Arabe Siriane (SAA) po lufton për të rimarrë territorin sirian të kapur nga gruper terroriste dhe rebelë të financuar nga jashtë. Mbështetur nga Rusia, Irani dhe Hezbollahu, forcat siriane kanë luftuar Shtetin Islamik, rebelët e moderuar dhe grupet xhihadiste si al-Nusra. SAA është përballur me sulme ajrore nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, edhe pse Tel Aviv, as Uashingtoni nuk kanë shpallur zyrtarisht luftën kundër Damaskut. Ndonëse kundërshtojnë përpjekjet kurde për të krijuar për një shtet autonom, raportet sugjerojnë se Presidenti sirian Bashar al-Assad ka ndihmuar në mënyrë të heshtur milicitë kurde në luftën kundër ushtrisë turke.
Shteti Islamik
Organizata terroriste e famshme është duke u mposhtur në parcelat e saj përfundimtare të tokës në Siri. E krijuar nga pasojat kaotike të pushtimit të Irakut drejtuar nga SHBA-të në 2003, organiziata terroriste filloi betejën si një grup kryengritësish. Në vitin 2004 Shteti Islamik shpalli kafilatin në mbarë botën. Me Mosulin si kryeqytet, ISIS u fut edhe në lindje të Sirisë, duke e quajtur Raqqën si kryeqytet tjetër në Siri. Shteti Islamik është në luftë me të gjithë, me ushtrinë siriane, rebelët kurdë të mbështetur nga SHBA-të, Rusinë, Hezbollahun dhe Turqinë, edhe pse raportet për trafikimin e naftës përmes kufirit me Turqinë kanë ngritur pyetje rreth angazhimit të Ankarasë për neutralizmin e grupit terrorist.
Rusia
Në shtator të vitit 2015, Rusia filloi operacionet ajrore në Siri me nxitjen e qeverisë siriane. Duke synuar militantët e Shtetit Islamik dhe grupet tjera xhihadiste, përfshirë edhe rebelët e moderuar që kanë mbështetje nga SHBA-të, Rusia filloi fushatën ajrore në koordinim me Sirinë dhe forcat iraniane. Moska ka udhëheqyr përpjekjet për paqe në Siri, duke ndihmuar në organizmin e konferencave të paqes dhe duke vepruar si bashkë garantues për zonat e destabilizuara.
Iran
Irani ka qenë një aleat besnik i Damaskut, duke vendosur mijëra luftëtarë në Siri që nga viti 2013. Teherani e sheh konfliktin në Siri si përpjekje më të fundit të SHBA-ve, Izraelit dhe Shteteve të Gjirit për të destabilizuar Lindjen e Mesme. Mungesa e lidhjeve fetare (Assad praktikon një degë të Islamit Shia, një fakt që sigurisht nuk anashkalohet nga mbizotërimi i Iranit Shia), Teherani është i rrethuar nga kombet armiqesore dhe bazat ushtarake amerikane dhe e kupton se rënia e Damaskut do të ishte humbje e papranueshme gjeopolitike. Forcat e rregullta dhe të parregullta iraniane janë kredituar për të luajtur role kritike në fronte të shumta, përfshirë në Latakia, Palmyra, Damask dhe Aleppo.
Turqia
Turqia ka mbështetur një nuëmr grupesh militante dhe forcave në një përpjekje për të çrrënjosur kurdët nga Siria veriore. Ankaraja e sheh milicinë e Mbrojtjes Popullore të Kurdëve (YPG) si një degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është një organizatë terroriste e caktuar në Turqi. Megjithëse Turqia dhe Shtete e Bashkuara kundër Assadit, ata janë përleshur me fatin e kurdëve dhe marrëdheniet ndërmjet dy aleatëve të NATO-s janë përkeqësuar shumë gjatë muajve të fundit. Në fund të janarit, trupat turke hynë në Siri në një përprekje për të përzënë kurdët nga SHBA-të në zonën e Afrin. Ofensiva me emrin “Dega e Ullirit” së shpejti synon qytetin Manbij, ku forcat amerikane aktualisht janë të stacionuara. Megjithatë, Ankaraja gjithashtu ka një lojtar kyç në përpjekjet politike për t’i dhënë fund konfliktit. Së bashku me Rusinë dhe Iranin, Turqia është bashkë-garantuese për zonat e sigurta në Siri.
Shtetet e Bashkuara
Pavarësisht kundërshtimeve nga qeveria siriane, Shtetet e Bashkuara filluan operacionet ajrore në Siri në shtator të vitit 2014. Uashingtoni kurrë nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të parë që Assadi të largohet nga pushteti dhe gjatë tërë kohës ka bërë presion në OKB. Përveç fushatës së SHBA-ve, CIA dhe Pentagoni kanë operuar programe të veçanta për të trajnuar dhe armatosur grupet rebelë sirianë. SHB ka pasur fat të mirë me aleatët e saj kurdë, por marrëdhënia e zymte mes Uashingtonit dhe kurdëve ka tensionuar marrëdhëniet me aleatin e saj të NATO-s, Turqinë. Ushtria turke kaloi në Siri muajin e kaluar për të dëbuar kurdët e mbështetur nga SHBA nga Siria veriore, një ofensivë që mund të rrezikonte një konfrontim midis trupave amerikane dhe turke, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Izrael
Që nga fillimi i konfliktit, Izraeli ka nisur dhjetëra sulme ajrore dhe sulme raketore brenda territorit sirian, duke pretenduar se është një përpjekje për të frenuar praninë e Iranit në vend, të cilin Tel Aviv e konsideron një kërcënim ekzistencial për shtetin hebre. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Ya’alon, tha në vitin 2016 se “Irani është armiku ynë kryesor” dhe nëse qeveria siriane do të binte, Izraeli do të preferonte që ISIS ishte në kontrollin e territorin mbi Iranin. Izraelitët gjithashtu kanë siguruar para dhe furnizime për militantët pranë luginave të Golan, me gjasë në përpjekje për të siguruar pretendimet e Izraelit ndaj rajonit sirian të okupuar. Izraeli ka bërë thirrje gjithashtu për një Kurdistan të pavarur.
Hezbollahu
Hezbollahu, një lëvizje politike shiite islamike dhe një grup militantësh me bazë në Liban, hynë në konfiktin sirian gjatë vitit 2012. Mbështetur nga Irani, grupi ka qenë instrumental në operacionet tokësore kundër IS, frontit al-Nusra, Ushtrisë së Lirë Siriane dhe forcave tjera rebele. Në shumë rastë, Izraeli ka pohuar se ka bombarduar konvojet e armëve të Hezbollahut brenda Sirisë.
Arabia Saudite
Arabia Saudite, së bashku me partnerët e saj të Gjirit, ka qenë një financuese dhe furnizuese e armëve të mëdha për grupe të ndryshme rebele në Siri, disa prej të cilave janë akuzuar se kanë lidhje me frontin al-Nusra, një organizatë e njohur ndërkombtarisht. Rijadi, rivali kryesor i Iranit, e konsideron marrëdhëniet mes Assadit dhe Teheranit si të papranueshme dhe vazhdimisht kanë kërkuar largimin e Assadit nga pushteti. Me rënien e Saddam Husseinit, një forcë sunite që dikur kreu një luftë të përgjakshme kundër Iranit me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Irani e ka tërhequr me sukses Irakun në sferën e saj të ndikimit. Sauditët e shohin këtë ndryshim në peizazhin gjeopolitik si goditje dërrmuese dhe kanë bërë gjithçka në fuqinë e tyre për të parandaluar ndikimin e Iranit në Siri.
Fronti al-Nusra
Aktualisht i njohur si Jabhat Fateh al-Sham, Fronti Al-Nusra, i quajtur edhe “al-Kaida siriane” ëshë një grup xhihadist. Organizata ka për qëillim përmbysjen e qeverisë së Assadit dhe të krijojë një emirat islamik nën ligjin e sheriatit. Rradhët e saj të formuara nga veteranë të ngurtë nga kryengritjet në Irak dhe Afganistan, Al-Nusra veproi si dega zyrtare siriane të Al-Kaidës deri në korrik 2016, kur dy organizatat kokë-kokë thuhet se u ndanë.
Kurdët
Të vendosur në Sirinë veriore, kurdët janë përballur me armiq nga të gjitha anët. Pjesa më e madhe që e kontrollojnë ata është marrë nga mposhtja e Shtetit Islamik. Javëve të fundit kurdët janë duke u përballur me ushtrinë turke, e cila është urdhëruar nga Ankaraja për të pastruar Sirinë veriore nga “terroristët”. Mbështetja e SHBA për YPG kurde dhe Forcat Demokratike të Sirisë (një aleancë kryesisht kurde e përbërë kryesisht nga milicia YPG) ka zemëruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili është zotuar të kthejë qytetin sirian Manbij të kontrolluar nga kurdët tek “pronarët e saj të vërtetë”.
Por a është ky fundi i Sirisë?
E ardhmja e Sirisë mbetet e rrezikshme. Duke mbijetuar dhe triumfuar mbi Shtetin Islamik, Siria është ende nikoqire e pavullnetshme e një grumbullimi të ushtrive të huaja dhe milicive të huaja. Me Izraelin duke parë Golanin në jug dhe kurdët, mbështetur nga Uashingtoni, duke bërë thirrje për një shtet autonom në veri, do të jetë një mrekulli nëse Siria del nga ky konflikt i gjatë dhe i përgjakshëm plotësisht i paprekur./RT/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...