Ekperimentet e tmerrshmë po kryen ndaj të burgosurvve të ISIS-it, pasi grupi terrorist po përpiqet që të zhvillojë armë kimike.
Dokumenta të zbuluara nga Universiteti i Mosulit, kanë theksuar se forcat special të Irakut kanë zbuluar detajet e përdorimit të “derrave të ginçës” njerëzore – të cilët kanë vdekur gjatë testimit, transmeton arbresh.info
Dokumentat e parë nga The Times tregojnë se terroristët kanë përdorur pesticide lehtësisht të arritshëm për të zhvilluar armë kimike, ndërsa eksprimentet e tyre janë krahasuar me kërkimet naziste.
Publikimi i dokumentit vjen pasi u bë e ditur se ISIS ka rekrutuar ekspertë të armëve nga e gjithë bota dhe ka zhvendosur operacionin e saj kërkimor në Siri.
Shërbimet e inteligjencës britanike dhe amerikane, të cilat i kanë verifikuar dokumentet, kanë frikë se armët mund të përdoren në sulme terroriste në Perëndim.
Detajet tronditëse të eksperimenteve mizore tregojnë se një burrë, i cili vdiq pas 10 ditësh, është ushqyer me sulfat thalium, e cila ka shkaktuar ënjtje të rëndë në stomak dhe në trurin e tij./Arbresh.info
Lagjja Kalabria në kryeqytet mbetet pa ujë të pijshëm
Komuna e Vitisë do të ndalojë përdorimin e doracakëve “...
“Po të kishte qenë Sara më pak private”, Ledri Vula flet për...
Shqipëria vazhdon përgatitjet për sfidën e rëndësishme ndaj ...
“Rama e Beqja rritën kostot e sterilizimit”, Berisha: Mbi 1 ...
Komandanti i KFOR-it: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk ...