ISIS planifikonte të përdorte 120 bombola gazi për sulme me automjete në Spanjë

17:16 | 20 Gusht 2017
Arbresh.info

Një qelizë e fortë terroriste e përbërë nga 12 persona, e cila kreu dy sulme terroriste në Spanjë gjatë kësaj jave, i kishte mbledhur 120 bombola gazi dhe po planifikonte t’i përdorte ato për të kryer sulme me automjete, njofton policia spanjolle.

Bombolat u gjeten në një shtëpi që thuhet se përdorej nga kjo qelizë e cila u shkatërruar në qytetin Alcanar të mërkurën në mbrëmje, transmeton Express.

Policia spanjolle është ende në kërkim të shoferit të furgonit i cili i shkeli dhjetëra persona në Las Ramblas, duke i vrarë 13 prej tyre.

Përveç 13 të vrarëve të enjten pasdite në Las Ramblas, një grua u vra në një sulm të dytë me automjet të premten në mëngjes në qytetin Cambrils.

Pesë xhihadistë të dyshuar janë vrarë nga policia në sulmin e dytë.

Shefi i policisë së Katalonisë, Josep Lluis Trapero, ka thënë se besohet se qeliza përbëhej nga 12 burra dhe se po planifikonte sulme për më shumë se gjashtë muaj. Një person mbetet në arrati ndërsa katër janë arrestuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme