ISIS përdor pamjet e filmave “Lord of the Rings” , si shenjë propagande për njerëzit e vdekur në Irak

10:46 | 24 Maj 2018
A. B.

ISIS po përdor pamjet e filmave “Lord of the Rings” në një nga videot e saj të fundit propaganduese.

Sipas gazetes se huaj “MIRROR”,  bëhet fjalë për pamje të redaktuara, së bashku me pamjet e ndryshme të trupave të vdekur, të njerëzve të qëlluar në kokë dhe të njerëzve me koka të prera.

Supozohet se , pamjet e tilla janë postuar nga terroristët e ISIS-it në qytetin e Kirkukut në Irak.

Caleb Weiss, një analist me burim lajmesh për terrorizëm “The Long War Journal”, shkroi një mesazh: “Një shembull tjetër i xhihadistëve që përdorin pamjet nga Lord of the Rings” në propagandën e tyre”.

“Këtë herë nga vilajeti Kirkuk i Shtetit Islamik”.

Vitin e kaluar Partia Islamike Turkistan, një grup ekstremist islamik i themeluar nga xhihadistët ujgur në Kinën Perëndimore, përdori pamjet nga e njëjta skenë në një film propagandistik rreth Afganistanit./arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme