ISIS ofron paga marramendëse për hakerët

18:39 | 27 Janar 2016
Arbresh.info

Hakerët në Indi shpërblehen me shuma të majme për kryerjen e punëve të ISIS-it, raporton India Today.

Grupi ofron shuma deri në 10,000 dollarë për çdo “punë”, gjithçka që ka të bëjë me hakimin duke filluar nga baza e të dhënave të qeverisë deri te llogaritë e rekrutuesve potencialë në Twitter dhe Facebook, transmeton arbresh.info.

Besohet që gjashtë muajt e fundit më shumë se 30,000 persona janë kontaktuar online nga ISIS përmes forumeve të jashtëligjshme ose përmes shërbimeve të bazuara në internet të tilla si Skype.

Agjencitë e sigurisë kanë bërë disa arrestime të të dyshuarve në gjithë vendin me lidhje të dyshuara me grupin dhe ka filluar operacione për të larguar materiale pro-ISIS nga uebfaqet./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme