Militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në Londër, të cilin policia londineze e cilësoi si sulm “terrorist” me bombë..
Grupi ekstremist e ka bërë njoftimin në një deklaratë, të publikuar nga agjencia propaganduese Amaq.
Policia në Londër ka njoftuar se një pajisje “ekplozive e improvizuar” ka shpërthyer në zjarr, në një metro në Londër, dhe se ky sulm është cilësuar si “sulm terrorist”.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë vdekje, ndërsa nën përkujdesje janë 29 persona, të cilët raportohet se nuk janë në gjendje të rëndë.
Britania ka shpallur nivelin më të lartë të kërcënimeve në vend, pas sulmit në metro, i cili është sulmi i pestë terrorist në Britani./rel
Iran, 12 të arrestuar për bashkëpunim me Izraelin
Pacolli takon në rrugët e Nju Jorkut një polic nga Deçani dh...
Bashkimi e nis edicionin me fitore, Vëllaznimi njoftohet me ...
Ministri Hasani takohet me homologun Borg: Vlerësim Maltës p...
Musk tërhiqet nga beteja me drejtësinë në Brazil, emëron për...
Nga nesër fillon qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fush...