ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Westminister që la të paktën tre viktima në zemër të Londrës.
Në një deklaratë të publikuar nga agjencia propagandistike e grupit Amaq, ku ka thënë që një “ushtar i kalifatit” ka kryer aktin barbar pranë Parlamentit, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se sulmuesi e kishte ndjekur thirrjen e bërë nga grupi për të nisur sulme mbi civilët dhe forcat e sigurisë në vendet që janë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga amerikanët në Siri dhe Irak.
Në formulimin e deklaratës nuk është përmendur asnjë përfshirje e drejtpërdrejtë në sulm, gjë për të cilën hetuesit kanë thënë që ishte i frymëzuar nga terrorizmi islamik.
ISIS shpesh merr përgjegjësinë për sulmet terroriste që nuk i ka orkestruar drejtpërdrejt, por që janë të lidhura publikisht me ideologjinë e saj.
Tetë persona janë arrestuar në një seri bastisjesh në Londër dhe Birmingham, ku sulmuesi ka marrë makinën me të cilën u krye masakra./Arbresh.info
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër