Organizata terroriste ISIS ka marrë përgjegjësinë për një bombardim brenda një xhamie që vrau disa njerëz në provincën lindore të Afganistanit Khost.
Zyrtarët e sigurisë në zonë thanë të premten se bombardimet në xhami, që ndodhen brenda një baze ushtarake, vranë të paktën 26 vetë dhe plagosën 50 të tjerë.
Një zyrtar i sigurimit tha se viktimat u mblodhën për namazin e së premtes në xhami në lagjen Ismail Khail ne Khost. shkruan Alarabiya përcjell arbresh.info.
Një zëdhënës i ushtrisë në Khost ,Kapiteni Abdullah, tha se të gjithë ata që u vranë në bombardimet vetëvrasëse po punonin për forcat afgane të sigurisë.
Talibanët dhe organizata po bëjnë thirrje për sulme terroriste ndaj forcave afgane të sigurisë.
Sulmi erdhi disa ditë pasi një bombardues vetëvrasës shpërtheu në një takim të klerikëve në kryeqytetin Kabul.
Zyrtarët thanë se 55 klerikë që po ndiqnin një festë që shënonte lindjen e Profetit u vranë dhe rreth 90 të tjerë u plagosën. /arbresh.info/
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...