ISIS me aplikacion për telefona të mençur

13:34 | 7 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Shteti Islamik ka lëshuar aplikacionin e tij për telefonat e mençur me platformë Android në mënyrë për të përdorur atë për të shpërndarë propagandën e tyre përmes agjencisë së lajmeve të grupit terrorist, zbulojnë hakerët.

Ghost Security Group, një grup i hakerëve që pretendojnë të përçajnë aktivitetet online të ISIS-it, kanë zbuluar një aplikacion, transmeton arbresh.info. Linqet për ta instaluar atë janë shpërndarë në mënyrë private në shërbimin e koduar për mesazhe Telegram, dhe jo në dyqanin Google Play Store.

Grupi i hakerëve Anonymous ka rrëzuar mijëra llogari në rrjetin social Twitter në lidhje me organizatën, përfshirë edhe kanalet në Telegram./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme