Google ADS

ISIS lanson sulmin e dytë kimik në Mosul brenda 2 ditëve

09:06 | 17 Prill 2017
Arbresh.info

Të paktën gjashtë ushtarë irakianë kanë pasur probleme me frymëmarrjen pas sulmit kimik të lansuar nga Shteti Islamik të dielën.

Kjo është hera e dytë në dy ditë që terroristët kanë përdorur agjentë kimikë për të larguar forcat qeveritare në Mosul, transmeton portali arbresh.info.

Sulmi kimik ndodhi në zonën e çliruar së fundmi në Mosul, ku Policia Federale dhe forcat e Reagimit të Shpejtë janë duke përparuar drejt qytetit të vjetër që është ende nën zgjedhën e ISIS-it.

Viktimat tani janë duke u trajtuar në një klinikë të improvizuar, kanë thënë brenda ushtrisë irakiane. Ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar llojin e gazit të përdorur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme