Militantët e Shtetit Islamik kanë kryer një sulm vdekjeprurës ndaj forcave të mbështetura nga SHBA-të në Siri, duke vrarë dhe plagosur shumë luftëtarë dhe civilë.
Sulmi ka ndodhur në afërsi të qytetit verior Raqqa, i cili edhe konsiderohet si kryeqyteti i Shtetit Islamik, transmeton portali arbresh.info
Luftëtarët sirianë të mbështetur nga SHBA-të janë duke kryer disa ofensiva për të rrëzuar ekstremistët nga kështjella e tyre.
Forcat Demokratike të Sirisë kanë arritur të marrin nën kontrollë disa zona që kontrolloheshin nga ISIS, ndërsa tani është duke kryer një ofensivë për të rimarrë në kontrollë qytetin Raqqa.
Luftimet e kohëve të fundit janë përqendruar brenda qytetit, por IS ka organizuar sulmin e së enjtes në një fshat rreth 17 kilometra larg Raqqës.
Agjencia e lajmeve Aamaq ka raportuar se gjatë sulmit janë vrarë 53 anëtarë të SDF dhe janë dëmtuar dy automjete të blinduara.
Rami Abdurrahman, i cili kryeson Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, tha se luftëtarët e IS-së përdorën motoçikleta gjatë sulmit të fundit. Ai shtoi se ata ishin në gjendje të vrisnin dhe të rrëmbenin dhjetëra luftëtarë të SDF dhe civilë./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...