ISIS u ka bërë thirrje fanatikëve të tij që të djegin Amerikën, të sulmojnë Londrën dhe të shënjestrojnë liderët politikë e fetarë rusë.
Kjo është propaganda më e fundit e grupit terrorist që kërkon sulme terroriste nëpër shtetet perëndimore, transmeton portali arbresh.info
Një poster të publikuar paralajmërohen sulme në Londër, ku shihet një militant para Big Benit dhe Dhomës së Parlamentit.
Thirrja e dytë është për ekstremistët që të thyejnë kryqin ku në foto shihet shënjestra në fytyrë të presidentit rus Vladimir Putin dhe Patriarkut të Kishës Ortodokse Kirill.
I njëjti poster inkurajon përkrahësit që të djegin Amerikën, sipas grupit të inteligjencës SITE që monitoron veprimtarinë terroriste.
Në të kaluarën, ISIS ka kërcënuar me sulme në Rusi për shkak të mbështetjes së Kremlinit për diktatorin sirian Bashar al-Assad./Arbresh.info/
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë