ISIS ka premtuar të djegë Berlinin në propagandën online që tregon një xhihadist të armatosur jashtë Katedrales së Uashingtonit.
Një poster tregon një militant në ushtri dhe një armë automatike, ndërsa katedralja e Uashington DC është e përfshirë nga flakët, transmeton portali arbresh.info
Me gjithë zgjedhjen e një pikë referimi në kryeqytetin amerikan, një mesazh në poster thotë: “Na prisni neve. Takohemi në Krishtlindje në Nju Jork… shpejt”.
Një tjetër tregon një ekstremist të maskuar me një pushkë para Portës së Brandenburgut në Berlin me mesazhin në prapavijë: “Berlini do të digjet”, raporton Daily Mail.
Në fotografinë e fundit është një fanatik brenda kishës duke ecur në drejtim të një njeriu të vesh si Baba Krishtlindjesh. Mesazhi në poster thotë: “Shpejt për festat e juaja. Shpejt, shumë shpejt”.
Këta postera janë të fundit nga një seri kërcënimesh online kundër SHBA-ve dhe Evropës./Arbresh.info/
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...