Google ADS

ISIS kërcënon me sulme terroriste Parisin e Nju Jorkun

08:48 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Mbështetësit e ISIS-it janë duke bërë përpjekje për të mbjellë frikën nëpër botë duke kërcënuar me sulme në qytetet e mëdha.

Një poster i publikuar nga grupi pro-ISIS Muharar al-Ansar tregon një numër vendesh historike, përfshirë Kullën Eiffel në Paris, Shtëpinë e Operës në Sidnej dhe Statujën e Lirisë në Nju Jork, transmeton portali arbresh.info

E shkruar me shkronja të mëdha “Kush do të jetë i ardhshmi?” duke aluduar në sulmet e mundshme në njërin nga këto qytete.

Posteri fillimisht është shpërndarë në Telegram, një aplikacion i koduar mesazhesh që përdoret nga xhihadistët.

Që kur është shkatërruar kalifati i tyre në Siri e Irak, organizata terroriste tani kontrollon vende shumë të vogla në Lindjen e Mesme dhe në veri të Afrikës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme