Hijet e kërcënimeve nga Shteti Islamik rëndojnë ende mbi Botërorin e futbollit që do të nisë më 14 qershor në Rusi.
“Vritini të gjithë” është mesazhi i frikshëm që shoqëronte një poster të publikuar nga “SITE”, shoqata që monitoron aktivitetin “online” të terroristëve islamikë, me një thikë që duket se ndan në mes trofeun e Kupës së Botës.
Posteri është i fundit i një serie të gjatë kërcënimesh, që Shteti Islamik ka publikuar me kohë, edhe në lidhje me futbollin.
Në prill ishte një paralajmërim për Putinin, ku thuhej “do të paguash për vrasjen e myslimanëve”, në një postër që shfaqte një xhihadist me kallashnikov në duar. Në mars, terroristët kërcënuan Lionel Messin, të veshur me portokalli, si personat e ekzekutuar në videot e propagandës së tyre, të gjunjëzuar dhe pranë një xhihadisti të gatshëm për ta vrarë, përcjellë top chanel
Në muajt në vijim do të shfaqeshin postera të tjerë me futbollistë të gjakosur. Motivi i kësaj urrejtjeje nga ana e ISIS në lidhje me Rusinë vjen nga fakti që presidenti Putin ka mbështetur regjimin sirian të Bashar al-Assadit.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...