Një komitet i ekspertëve të OKB-së deklaroi në një raport konfidencial dërguar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se ISIS-i në Libi po kërkon të bashkohet me trafikantët e qenieve njerëzore në Libinë jugore pasi u dëbua nga Sirte në 2016.
Sipas AFP, militantët e mbetur të ISIS-it, të cilët përbëhen kryesisht nga të huajt, po përpiqen të gjejnë një pikëmbështetje në jug të Libisë, duke dërguar “ngarkesa të parave”, transmeton portali arbresh.info.
Të dërguarit kanë tentuar gjithashtu të vijnë në kontakt me grupet e tjera të kontrabandës për të siguruar mbështetje dhe për të kërkuar burime afatgjata të financimit.
Raporti gjeti se disa grupe të ISIS-it vazhdojnë të funksionojnë në Libinë qendrore dhe jugore pavarësisht humbjes së grupit në Sirte./Arbresh.info/
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...