ISIS i kundërpërgjigjet Anonymous, publikon informata të ushtarëve francez dhe amerikan

08:50 | 14 Dhjetor 2015
Arbresh Info

Ushtria Kibernetike Islamike në lidhje me Shtetin Islamik (ISIS) ka publikuar informatat e ushtarëve amerikan dhe francez si hakmarrje ndaj “ditës së talljes” së grupit të hakerëve Anonymous.

Si kundërpërgjigje e “ditës së talljes ndaj ISIS-it”, Ushtria Kibernetike Islamike ka publikuar informatat personale të 160 ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, transmeton arbresh.info. Informatat personale të lëshuara përfshijnë emrat e plotë, adresat, numrat e telefonave, dhe email-at e një numri të madh të zyrtarëve të lartë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe Francës.

Hakmarrja vjen vetëm një ditë pasi Anonymous, një grup i hakerëve që i shpalli luftë ISIS-it pas sulmit terrorist në Paris, zhvilloi një “ditë tallje” online kundër grupit terrorist.

Bazuar në raportin nga Grupi Inteligjent SITE, llogaritë në rrjete sociale të lidhura me grupin e hakerëve pro-ISIS (Daesh), Kalifati Kibernetik, ka lëshuar emrat dhe adresat e Ushtrisë së SHBA-së dhe marinsave më 11 dhjetor duke pretendohet që posedojnë edhe informatat e më shumë se 700 ushtarëve.

Ndërkohë, zyrtarët nga Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe Ministria e Mbrojtjes së Francës nuk kanë komentuar ende për publikimin e databazës./arbresh.info

08539e1fd63095060283ef050b0522cd_story

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme