ISIS ka publikuar një video shokuese teksa një pjesëtar fëmijë ekzekuton një “të burgosur” dhe kërcënon se do të derdhen lumenj gjaku në Kinë.
Në video gjithashtu shihet edhe djegia e flamurit Kinez dhe fëmijë të armatosur në trajnime religjioze dhe ushtarake, para se të kryhet vrasja, transmeton arbresh.info.
“O ju kinezë që nuk kuptoni çfarë thonë njerëzit! Ne jemi ushtarët e Kalifatit, dhe do të vijmë te ju të qartësohemi me gjuhën e armëve, të derdhim gjak si lumenjtë dhe do të hakmerremi për të shtypurit”, thuhej në incizim.
Kina për vite të tëra ka fajësuar separatistët “ujgur” në ekzil, për një seri sulmesh të dhunshme në Kinë, ndërsa në kohët e fundit janë parë lidhje të këtij grupi militantë më grupin e Shtetit Islamik./Arbresh.info
Lufta në Gaza shton papunësinë dhe varfërinë në Bregun Perën...
Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur, Rama: Rrëfimet histo...
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë...
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, arrestohet një i mitu...
Lushtaku për Bedri Hamzën: Nuk premton kot, punon për një Ko...
21 vjeçari nga Malisheva vdes në një aksident në Itali