Grupi i hakerëve të Shtetit Islamik u janë hakmerrur rivalit Anonymous duke lëshuar të dhënat personale të qindra njerëzve që punojnë për agjenci të ndryshme për zbatimin e ligjit.
Të dhënat janë publikuar të shtunën e kaluar, vetëm disa orë pasi Anonymous rrëzoi forumin kryesor të operacioneve nga ISIS, transmeton arbresh.info. Hakerët e njohur si Ushtria Kibernetike e Shtetit Islamik, ose Divizioni i Hakerëve të ISIS-it, apo Kalifati Kibernetik, kanë lëshuar informata të ngjashme në gushtin e kaluar duke postuar një listë me përmbajtje të informatave personale të rreth 1.400 ushtarëve të Shteteve të Bashkuar.
Dy njerëz ishin prapa këtij incidenti. Hakeri Ardit Ferizi, një qytetar kosovar, i cili u arrestua në muajin tetor në Kuala Lumpar të Malajzisë.
I dyti ishte Junaid Hussain, lider i Divizionit të Hakerëve të Shtetit Islamik, njeriu i cili lëshoi të dhënat në Twitter duke kërkuar më pas nga “ujqërit e vetëm” të sulmojnë dhe vrasin personelin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte vrarë pastaj në fund të muajit gush nga një sulm me dron, transmeton arbresh.info.
Tani ISIS ka lëshuar një listë të re me të dhënat e të punësuarve në Agjencisë Inteligjente të Mbrojtjes, FBI, CIA dhe Qendrën e të Dhënave Antiterroriste. Linqet e shpërndara në një llogari në Twitter, që janë suspenduar tani, përmbajnë emrat, adresat, dhe fotot e personelit ushtarak të SHBA-së, transmeton arbresh.info. Shumica e tyre shërbejnë në bazat me vendndodhje në Afganistan, Irak, Kuvajt dhe Katar.
Sipas analistëve disa nga emrat ishin pjesë edhe e listave të mëparshme të lëshuara nga Hussain, por disa nga ata janë të rinj. Duket që operacioni i hakerëve Anonymous për të rrëzuar llogari të ISIS-it në Twitter ka penguar terroristët./arbresh.info
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...