Google ADS

ISIS hakon radion suedeze, transmeton këngën e rekrutimit

22:23 | 10 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një program i mëngjesit në radio në Suedi është ndërprerë papritmas nga propaganda e ISIS-it, pasi persona të panjohur hakuan platformën.

Mix Megapol që është një nga radio stacionet më të njohura në Suedi, kishte përfunduar këngët e Ed Sheeran dhe Carly Rae Jepsen kur filloi transmetimi i një kënge rekrutuese të ISIS-it, transmeton portali arbresh.info

Mijëra dëgjues të Suedisë jugore dëgjuan gati 30 minuta “Për hir të Allahut”, një këngë që ISIS përdor për të rekrutuar luftëtarë.

Radioja konfirmoi që transmetimi ishte rrëmbyer nga një transmetues pirat për rreth 30 minuta, duke filluar nga ora 08:30.

“Kjo është sigurisht shumë serioze, veçanërisht për shkak se ata kishin luajtur një këngë për rekrutimin e ISIS-it”, tha një zëdhënës për 24Malmo.

“Ne e shohim këtë si një incident shumë serioz, dhe për këtë e kemi raportuar në polici”.

Nuk dihet nëse transmetuesi është drejtuar nga ndokush i lidhur me ISIS-in, ose nëse ishte thjesht një shaka.

Rreth 300 njerëz kanë lënë Suedinë për të luftuar për Shtetin Islamik, sipas Shërbimit Suedez të Sigurisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme