Dy mercernarë nga Rusia besohet se janë kapur peng nga militantët e Shtetit Islamik dhe besohet se janë ekzekutuar.
Sipas Daily Mail, besohet se ata kanë refuzuar që të konvertohen në myslimanë dhe më pas janë vrarë, transmeton portali arbresh.info
Roman Zabolotny, 39 vjeç, dhe Grigory Tsurkanu, 38 vjeç, të mbajtur në Siri, gjithashtu refuzuan të thonin në kamera se ata ishin “bërë pjesë” e grupit e terrorist.
Mercernarët besohet se kanë luftuar për një forcë private mercernare ruse që përbëhet nga ish-ushtarë që më parë kanë luftuar në Krime dhe në Ukrainën lindore.
Ata u mbajtën nga xhihadistët rreth qytetit lindor të Deir Ezzor, bastion i fundit ISIS në vend.
Deputeti i Lartë rus Viktor Vodolatsky tha: “Është shumë e trishtuar, por 99 përqind Roman Zabolotny nuk është i gjallë, as i burgosuri i dytë”.
Ende nuk është dhënë asnjë konfirmim zyrtat nga autoritet ruse mbi fatin e tyre, por qeveria e Vladimir Putin është e ndrojtur të flasë për forca të tilla mercenare që veprojnë në Siri.
Agjencia e lajmeve të ISIS-it ka raportuar se burrat janë rrëmbyer pranë qytetit lindor të Deir Ezzor./arbresh.info/
Regjistrohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi
Rama: Vjosa, mbretëresha e lumenjve të egër dhe të apasionua...
Klubi i La Ligës ankohet për ‘standarde të dyfishta’ në dëni...
“Mos shfrytëzo momente me më prekë”, Driloni paralajmëron Xu...
Leo-Drilonit: Ta kam qit Gjestin jashtë – i reagon ashpër Xh...
Rritet urgjenca në kërkim të të mbijetuarve nga tërmeti i fu...