ISIS ka kryer vrasjen më masive të këtij viti, duke ekzekutuar 33 persona, sipas një grupi monitorues.
Grupi terrorist ka kryer ekzekutime masive në shkretëtirën al-Mayadin, në afërsi të qytetit strategjik Deir Ezzor, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se aktivistët e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut ishin në gjendje të “monitorojnë ekzekutimin dhe të shohin trupat”.
Raporti thotë se 33 persona të moshës 18 deri në 25 janë masakruar me mjete të mprehta pranë një grope të gërmuar nga militantët që ishte mbushur me gjak.
Observatori tha se nuk dihej nëse të ekzekutuarit ishin nga forcat qeveritare siriane, milicia aleate apo luftëtarë rebelë./Arbresh.info
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...