ISIS dërgon adoleshentin në mision vetëvrasës (FOTO)

17:31 | 28 Shtator 2017
Arbresh.info

ISIS ka shfaqur një video të re, ku shihet një adoleshent duke hedhur veten në erë në një sulm vetëvrasës në qytetin Deir Ezzor.

Një luftëtar i rritur i tregon djalit si të ngasë automjetin e ngarkuar me eksploziv, para se ta çojë drejt vdekjes, transmeton portali arbresh.info

Luftëtarët e ISIS-it në Deir Ezzor aktualisht janë nën sulm nga forcat qeveritare siriane të mbështetura nga Rusia, që besohet se janë objektivat e sulmit.

Në fotografitë e publikuara, fytyra e djaloshit nuk tregon emocione, që jep të kuptohet se ai është droguar.

Për t’u siguruar që rekrutët hezitantë të veprojnë ashtu si duan, ISIS i bën ata të marrin drogën kundër ankthit Zolam, për t’i bërë luftëtarët vetëvrasës./arbresh.info/

44d22d6c00000578-4929488-image-a-71_1506606637708 44d22d5e00000578-4929488-desperation_isis_fighters_in_deir_ezzor_is_currently_under_attac-a-31_1506610501552

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme