ISIS bën thirrje për sulme në Perëndim, Rusi e Lindje të Mesme

15:00 | 13 Qershor 2017
Arbresh.info

Një audio-mesazh që duket se vjen nga zëdhënësi i Shtetit Islamik bëhet thirrje tek ndjekësit e tyre për të nisur sulme në SHBA, Evropë, Azi, Rusi, Australi, Lindje të Mesme e Filipine gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Audio u shpërnda të hënën në kanalin e Shtetit Islamik në Telegram, një aplikacion i koduar i mesazheve, transmeton portali arbresh.info. Ajo i atribuohet zëdhënësit zyrtar të grupit militant, Abi al-Hassan al-Muhajer.

Vërtetësia e regjistrimit nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, por zëri ishte i njëjtë me një mesazh audio paraprak që thuhej të ishte nga zëdhënësi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme